Vetëvendosje nuk do komisione që nuk respektojnë argumentet e ekspertëve për kufirin

1 Dhjetor 2016 - 12:15      

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, duke folur për propozimin e kryeministrit të vendit Isa Mustaaf që të krijohet një komision për matjen e territorit të Kosovës me qëllim që t’i hapet rrugë ratifikimit të Marrëveshje për demarkacion Kosovë – Mali i Zi, për Koha.net, ka thënë se problemet nuk zgjidhen me komisione por me respektimin e vijës kufitare.

Procesi i negociimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka mohuar tërësisht secilin kriter të përcaktuar sipas të drejtës publike ndërkombëtare, ka thënë Haxhiu.

Deputetja e Vetëvendosjes ka shtuar se ky proces ka mohuar edhe secilin kriter që do të duhej të ishte i përdorshëm në këtë rast, e që do të siguronte që shenjimi i vijës kufitare të ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me parimin e respektimit të ndërsjellë të kufijve ndërkombëtar mes dy vendeve.
Komisioni shtetëror i Republikës së Kosovës ishte mandatuar ta shenjojë vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi e jo ta caktojë një kufi të ri. Ky proces negociimi ka caktuar kufi të ri, i cili është në dëm të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, , ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut vija kufitare duhet rinegociuar.
“Nuk zgjidhet problemi me komisione ad hoc që masin territorin, por me komision që e merr përsipër rishtazi shenjimin e vijës kufitare duke i marrë për bazë të gjitha argumentet dhe faktet e reja të zbardhura nga ekspertët vendor që e kanë ngritur këtë çështje, ku do të përfshiheshin edhe ata vet, si dhe një komision hetimor që do ta hetonte punën e Komisionit të Murat Mehës për ta përcaktuar qartë përgjegjësinë në shkeljet eventuale procedurale, të mandatit të komisionit si dhe ato penale nëse ka”, thënë Albulena Haxhiu për Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...