Komandanti i FSK-së në konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

1 Dhjetor 2016 - 11:48      

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Mirko Shundov, po merr pjesë në Konferencën e 20-të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5” të shefave të Mbrojtjes.

Në konferencën Karta Adriatikut –A5, e cila këtë vit, po mbahet në Split të Kroacisë nga 29 nëntori e deri më 1 dhjetor po marrin pjesë shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe vendet vëzhguese si: Sllovenia dhe Kosova.

Po ashtu në Konferencë pjesëmarrës janë edhe zëvendës komandant i forcave amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Thimothy M. Raya, komandantët e Gardës Kombëtare të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara.

Temë kryesore e kësaj konference është “Përmirësimi i ndëroperacionalitetit dhe qasja e përbashkët drejt qëllimeve të partneritetit/objektivave dhe aftësimi përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të kombinuara”.

Qëllimi i kësaj konference është edhe shkëmbimi i përvojave në mes shteteve të cilat kanë kaluar nëpër fazat kryesore për anëtarësim në NATO dhe të atyre të cilat synojnë anëtarësimin e plotë në NATO.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë kësaj konference do të zhvillojë takime dypalëshe me shefat e mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, si të SHBA-së, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...