Kërkohet shtimi i pikëkalimeve kufitare për kosovarët

1 Dhjetor 2016 - 10:39      

Në takimet e radhës për Lëvizjen e Lirë në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, pala kosovare do të kërkojë që qytetarët me dokumente të Kosovës të mund të kalojnë edhe nëpër një pikë-kalim në mes të Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe një pikëkalimi kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë.

Hysen Krasniqi, nga Ferizaj nuk kishte mundur që të kalojë kufirin nga Mali i Zi në drejtim të Serbisë, pasi Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë nuk vlen edhe për pikë-kalimet e Serbisë me Malin e Zi. Ai ka thënë për RTKlive se nuk e ka ditur që kjo Marrëveshje nuk vlen edhe për pikat kufitare me Malin e Zi. “Kalova kilometra rrugë dhe u ktheva. Autoritetet kufitare serbe më thanë se nuk vlen marrëveshja për këtë pikë kufitare me Serbinë”, ka thënë ai.

Kurse Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe koordinator i Lëvizjes së Lirë, ka bërë me dije se Marrëveshja për lëvizjen e lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2011, vlen për të gjitha gjashtë pikë-kalimet kufitare në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, si dhe pikë-kalimet e Serbisë me vendet tjera: Aeroportin e Beogradit, Aeroportin e Nishit, Batrovci (pikëkalim në mes të Serbisë dhe Kroacisë), Shid-Tovarnik (pikëkalim në mes të Serbisë dhe Kroacisë), Horgosh-Roszke (pikëkalim në mes të Serbisë dhe Hungarisë), Kelebia-Tompa (pikëkalim në mes të Serbisë dhe Hungarisë), Preshevë-Tabanovc (pikëkalim në mes të Serbisë dhe Maqedonisë) dhe Gradina-Kalotina (pikëkalim në mes të Serbisë dhe Bullgarisë).

Sipas tij, pikëkalimet e lartpërmendura janë kërkuar ngase frekuentohen më shumë nga qytetarët, bizneset dhe diaspora e Kosovës. “Në takimet e radhës për Lëvizjen e Lirë, pala jonë do të kërkojë që të mundësohet zbatimi i kësaj marrëveshje edhe për një pikëkalim në mes të Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe një pikëkalimi kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë”, ka thënë Zeka.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...