Dnevnik: Ali Ahmeti e sheh veten kryeministër të Maqedonisë pas zgjedhjeve

1 Dhjetor 2016 - 10:09      

Shkup, 1 dhjetor - Disa ditë më parë Zhurnal shkroi se partia shqiptare BDI do të jetë ajo që do të vendosë se cila nga partitë maqedonase do të hyjë në qeveri pas 11 dhjetorit.

VMRO-DPMNE dhe LSDM e kanë të qartë se BDI do të ketë shumicën e deputetëve shqiptarë dhe do të jetë çelësi i shumicës së ardhshme parlamentare.
Zhurnal nga burime të veta ka mësuar për takimet e Ahmetit me diplomatët perëndimorë ku diskutohen mënyrat për daljen nga kriza dhe se një nga planet është që Ahmetit t’i takojë posti i kryeministrit.

Ahmeti do ta shfrytëzojë këtë mandat për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit me Greqinë, gjë e cila do t’i hapte dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.

Në të njëjtën linjë është edhe analisti amerikan Lluk Kofi, i cili ka parashikuar një presion mbi Greqinë nga ana e administratës së re të Presidentit Tramp me qëllim arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë.

"Ne mendojmë se nuk është e pamundur që Ali Ahmeti të zgjidhet kryeministër. Ka shumë gjasa që pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të mos munden të formojnë shumicë parlamentare prej 63 deputetësh. Në atë rast mandati do t'i takojë BDI-së si parti e tretë në parlament" - janë shprehur burime të "Dnevnik" brenda BDI-së.

Për t'u arritur kjo duhet që së paku partitë shqiptare t'i përmbahen premtimit se nuk do të hyjnë në qeveri pa i fituar zgjedhjet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre nga partitë maqedonase.

Zhurnal, sot solli edhe detaje të tjera, sipas të cilave BDI do të udhëheq me Ministrinë e Financave dhe do ti takojë edhe vendi i kryetarit të Kuvendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...