Ministri Murati takohet me zyrtarë të autoriteteve australiane

1 Dhjetor 2016 - 09:59      

Pas takimit me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Sidnei dhe Melburn, si dhe pjesëmarrjes në aktivitetet kulturore me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ministri i Diasporës, Valon Murati, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka zhvilluar takime me zyrtarë të shtetit Viktoria dhe me përfaqësues të Departamentit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Qeverisë së Australisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në shtetin Viktoria, ministri Murati u prit nga drejtori i Zyrës për Çështje Multikulturore në Qeverinë e këtij shteti, Hakan Akyol, dhe nga drejtori ekzekutiv në kabinetin e kryeministrit, Matt Lowe. Ata i njohën përfaqësuesit e shtetit të Kosovës me politikën që ka ndjekur ky shtet për pjesëtarët e komuniteteve, nëpër periudha të ndryshme kohore. Murati i njoftoi nikoqirët për aktivitetet që zhvillon aktualisht diaspora jonë në Australi.

Në Kanberra, Murati dhe Kiçmari u pritën në Departamentin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Qeverisë së Australisë, nga znj.Louise Hand, udhëheqëse e Divizionit për Evropë, dhe Kevin Magee, udhëheqës i seksionit për Evropën Veriore, Jugore dhe Lindore. Edhe në këtë takim u bisedua për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria australiane për projektet e ndryshme në aspektin arsimor dhe kulturor.

Ministri Murati, në Melburn, gjithashtu, vizitoi kompaninë shumë të suksesshme të biznesmenit nga Kosova, Ilmi Kusari, i cili aktualisht ka investuar edhe në Kosovë, dhe në planin e tij parasheh vazhdimin e këtij investimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...