Pse Gecaj habitet me reagimin e Avni Arifit

1 Dhjetor 2016 - 08:42      

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka vazhduar polemikën me zyrtarin e lartë të AAK-së Avni Arifi rreth atyre që ai quan “suksese të Qeverisë”, transmeton koha.net.

Gecaj e pyet Arifajn në Facebook pse dukurinë e evidentuar nga kreu i Qeverisë e ka marrë si kritikë ndaj një subjekti politik.
Zyrtari i LDK-së ka shkruar:

Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht! Duke i ju gëzuar sukseseve të Qeverisë por edhe shumë sferave të tjera të jetës tonë në përgjithësi, kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tij në facebook, ndër të tjera kishte deklaruar se “...vendi ka filluar të frymojë lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti...”.

Kështu, kryeministri kishte shprehur kënaqësi individuale e institucionale se një dukurie të tillë të dëmshme e të pranishme kohë të gjatë ndër ne, po i vjen fundi, por asnjëherë nuk ja kishte adresuar saktë këtë dukuri ndonjërit nga subjektet politike apo konkretisht ndonjë individi. Megjithatë, pasoi një reagim i shpejtë, por disi i çuditshëm dhe krejt pa sens i Avni Arifit të AAK-së i cili duke ju drejtuar kryeministrit tha, “...kur po flet për haraç e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër s’të ka mbetë...”

E pse të mbeti ty hatri Avni, çka t’u tek, çfarë zori pate që ta marrësh këtë vlerësim të përgjithshëm kaq afër zemre, dhe për më shumë pse vëlla u përpoqe ta ofendosh kryeministrin. A nuk po e sheh se është mu e vërteta ajo që na prin neve në punën tonë. Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...