Konjufca thotë se Raporti i Autopsisë nuk e thotë se Dehari është vetëvrarë

30 Nëntor 2016 - 23:53      

Glauk Konjufca ka folur për raportin e autopsisë së trupit të Astrit Deharit, ku ka vënë theks se aty nuk shkruan se është vetëvrasje.

“Raporti i autopsisë nuk tregon se është vetëvrasje. Në asnjë vend nuk shkruan se është vetëvrasje”, ka thënë Konjufca, teksa shtonte se kjo është bërë me qëllim, transmeton Koha.net.

Konjufca më tej ka shtuar se ekspertët e angazhuar nga familja kanë qenë të kënaqur me punën gjatë obduksionit, por që nuk shkruhet ato që janë parë aty në raport.

RAPORTI I PLOTË I AUTOPSISË

“Ata që kanë qenë të angazhuar nga familja, në shqyrtim të provave dhe obduksionin e Astritit, nuk kanë parë që diçka që ka shkuar keq gjatë obduksionit. Problemin e kanë mes asaj që kanë parë aty dhe çka është shkruar në raport, ku nuk ka qenë mendimi i ekspertëve të angazhuar”, ka shtuar Konjufca në "Interaktiv" të KTV-së.

E për tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, sipas Konjufcës, dy prej tyre kanë qenë në hetime për gabime trashanike profesionale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...