Konjufca: Veseli po parashikon vetëvrasjet në Kosovë

30 Nëntor 2016 - 23:51      

Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli po i parashikon vetëvrasjet në vend.

Duke folur për rastin e aktivistit Astri Dehari, që ndërroi jetë në burgun e Prizrenit dhe që rasti i tij u cilësua si vetëvrasje, Konjufca në Interaktiv të KTV-së ka kujtuar deklaratën e numrit një të PDK-së, kur i ishte drejtuar deputetëve të opozitës me “kujdes se mos po e vrisni veten”, dy javë para rastit të Deharit.

Deklarata e plotë e Veselit: Ishalla veç s’e vrani veten [video]

“Kadri Veseli po parashikon vetëvrasje. Ky është problemi më i madh në Kosovë. Të parashikosh vetëvrasje është diçka. Dy javë më herët na tha rujuni se mos po e vrisni vetveten. Parashikim i vetëvrasjes. Kjo duhet të problematizohet”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...