30 Nëntor 2016 - 23:41
“Kuvendi ka lidhje me institucionet dhe ligjet e Kosovës. Çdo ligj e ka prodhuar Kuvendi i Kosovës, që është kupola politike, ku duhet të diskutohet çdo problem shoqëror në Kosovë”, tha Konjufca, transmeton Koha.net.
Sipas Konjufcës, është hera e dytë që tentojnë të hedhet në votim një propozim për të organizuar një seancë që do t’i kushtohej Astrit Deharit, dhe dy herë radhazi deputetët e koalicionit qeverisës refuzuan të votojnë.
Ai foli edhe për tërheqjen e nënshkrimeve nga deputetët e pozitës.
“Dy herë kemi arritur t’i grumbullojmë, pushteti me eksponentët e tij ka arritur që deputetët e caktuar t’i tërheq nga lista e nënshkrimeve. Herën e parë Bislim Zogajn e herën e dytë Danush Ademin. Bislim Zogaj ka thënë se nuk e ka ditur se ka nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme, kjo është pjesa komike e gjithë kësaj situate”, ka shtuar Konjufca.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...