30 Nëntor 2016 - 22:00
Ai ka ftuar që të jenë zgjedhje demokratike, ku shpalosen vlerat demokratike e jo të merren me të kaluarat e kandidatëve, transmeton Koha.net.
Mustafa shton se zgjedhjet do të jenë të rregullta, pasi janë dëshmuar të menaxhojnë zgjedhje “fair”.
Postimi i plotë i Mustafës:
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë një arsye edhe më shumë që ta bëjmë reformën zgjedhore për të zgjidhë rastet e tilla, dhe më pak janë një demonstrim i fuqisë politike për një mandat të mbetur më pak se një vit. Sidomos kur dihet fakti se kryetarit të deritanishëm nuk iu dha mundësia që për mandatin e tij të vendosin qytetarët, por vendosi gjykata për një rast që nuk ka të bëjë me të qeverisurit.
Prandaj është e rrugës që të zhvillojmë një fushatë e cila shpalosë vlerat demokratike të të gjitha partive dhe të gjithë kandidatëve. Kandidatët kanë mjaftë hapësirë demokratike për të thënë dhe për të shpalosë ofertat e tyre për të ardhmen. Nuk shoh arsye të merremi me të kaluarën, sepse ajo nuk iu ndihmon qytetarëve në përmirësimin e jetës së tyre.
Unë besoj se mund të organizojmë një proces të rregullt zgjedhor në Drenas, sepse kemi dëshmuar se kemi mundësi të menaxhojmë zgjedhje fer dhe demokratike dhe ne kosovarët ta marrim përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...