Sa raste të HIV/AIDS janë raportuar për këtë vit në Kosovë?

30 Nëntor 2016 - 20:22      

Përdorimi i shiringës së personit i cili është i infektuar me HIV edhe nga një person tjetër është mënyra më e shpejtë e infektimit me këtë virus.

Kështu u shpreh Edona Deva nga CDF, menaxhere e GF HIV programit në Kosovë në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.
“Numri i personave që jetojnë me HIV është në rritje falënderuar terapisë shumë efikase ndërsa numri i personave të infektuar me HIV është në ulje. Uljen e ka shkaktuar terapia. Në botë ka paletë të gjerë të intervenimeve apo shërbimeve parandaluese për HIV”, u tha nga ajo.
E sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku në Kosovë ka rritje të të infektuarve më HIV. Ai theksoi se këtë vit në Kosovë janë raportuar 10 raste.
“Këtë vit kemi dhjetë raste të infektuar me HIV, numër ky që tregon rritje. Rajoni ka shuam raste të reja, vetëm Shqipëria që në 93-ën ka shënuar rastin e parë mirëpo ka rreth 1000 raste të raportuara”, ka thënë Sadiku.
Ndërsa përfaqësuesi i IKSHPK-së, Ilir Begolli theksoi se instituti po e bën të pamundurën për vetëdijesimin e qytetarëve.
“Instituti e përcjell tërë kohën situatën sa i përket infektimit. Atë parandalues dhe mbajtjen e trajnimeve, mirëpo e ka edhe atë komponentët e diagnostifikimit përfundimtar. Një kompleks i tërë mund të thuhet se është duke u aranzhuar për parandalimin dhe diagnostifikimin”, ka thënë Begolli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...