Nga frika për hakmarrja, fëmijët ndalen nga shkolla, kërkohet ndihma e shtetit [video]

30 Nëntor 2016 - 19:24      

Pavarësisht se Kosova ka infrastrukturë të gjerë ligjore, Kanuni i Lekë Dukagjinit po vazhdon të mbetet në fuqi në rajone të ndryshme, raporton KTV.

Gjakmarrja vazhdon të lë të ngujuara shumë familje kosovare.
I tillë është rasti edhe me familjen e Hysen Lushajt nga fshati Shaptej i Deçanit.
Ai ka tre muaj që është i ngujuar bashkë me familjen në shtëpi.
Problem serioz për këtë familje është ndërprerja e shkollimit të fëmijëve nga frika që kanë prej familjes, me të cilën kanë hasmëri.
Lushaj kishte kërkuar nga policia që të gjejnë ndonjë mënyrë që t’u mundësohet fëmijëve të tij shkollimi, pasi atij i kufizohet lëvizja e lirë e nuk ka mundësi që ankesat e tij t’i bëjë në instanca më të larta.

Në drejtorinë e arsimit në Deçan thonë se janë munduar të gjejnë një zgjidhje që fëmijët të vijojnë mësimin, por nuk kanë arritur të bëjnë asgjë në këtë drejtim, pasi që nuk mund të marrin një përgjegjësi të tillë.

Policia në Deçan mohon të ketë pasur ndonjë kërkesë zyrtare nga kjo familje.
Familja e viktimave i ka thënë TV Artës se ata nuk merren me fëmijët. Tafë Ramaj ka thënë nëpërmjet telefonit se u japin besë fëmijëve dhe se ata mund të lëvizin lirshëm.


Nga frika për hakmarrja, fëmijët ndalen nga... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...