30 Nëntor 2016 - 19:17
Gjyqtarja Shadije Gërguri, para se të nisë seanca në rastin “Stenta” kishte vendosur që medieve t’u lejoheshin shkurt vetëm filmimet, e më pas të largohen nga salla duke u arsyetuar me mungesën e vendeve në sallë dhe me numrin e madh të të akuzuarve.
Mediat, nuk janë lejuar të qëndrojnë as në hapësirat brenda Gjykatës.
Zhvillimet brenda procesit gjyqësor që tani njihet si “Stenta”, nuk ishin të vetmet që u mbajtën larg publikut këtë ditë, pasi që edhe seanca ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt dhe tre të akuzuarve të tjerë, mbeti e mbyllur.
Pavarësisht reagimeve e kritikave, ka mbetur në fuqi vendimi i gjyqtarit Shasivar Hoti, që mbylli për publikun e mediat, seancat ndaj Mekajt, që akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Me shqetësim për zhvillimet në të dy rastet, AGK-ja sërish ka reaguar duke i quajtur veprimet si të papranueshme.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës iu ka bërë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë, si dhe Gjykatës Themelore, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparencë në drejtësi.
AGK-ja konsideron se mungesa e transparencës krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata.
Pse gjykatësit nuk po i duan gazetarë në sallë by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...