Krejt çfarë u tha sot për Astrit Deharin në Kuvend [video]

30 Nëntor 2016 - 19:03      

Me tensione e polemika, është zhvilluar seanca parlamentare, aty ku Vetëvendosje me çdo kusht insistonte që seanca e jashtëzakonshme për rastin Dehari të mbahej, raporton KTV.

Drejtësi u kërkua edhe me pankartën që deputetët e lëvizjes e mbanin në duar gjatë gjithë kohës.
Por, Veseli tha se peticioni nuk i është drejtuar kryesisë, por komisionit për të drejtat e njeriut. Për këtë çështje, kreu i Kuvendit tha se do të diskutohet në Kuvend dhe të sqarohet çështja se pse Dehari është mbajtur në burg e mbesa e Visar Ymerit në shtëpi.
Seanca e jashtëzakonshme sërish mori mbështetjen vetëm të opozitës e jo të deputetëve të partive në pushtet.

Kur kjo çështje doli në votim, për votuan vetëm 26 deputetë, jo mjaftueshëm për një seancë të jashtëzakonshme.

Opozita nuk qëndroi në sallë t’ia bënte dy të tretat e votave pushtetit për të kaluar një marrëveshje financiare mes Kosovës e BE-së. Rreth zhvillimeve në Kuvend ka reaguar Besa Luzha, e cila një ditë më herët e dorëzoi peticionin me mbi 23 mijë nënshkrimet e qytetarëve. “Edhe pse formalisht u refuzua debati për Astritin, në Kuvend po debatohet për këtë rast! Sepse zëri i qytetarëve nuk mund të ndalet nga askush, as edhe nga ata që pretendojnë t’i përfaqësojnë qytetarët,” ka shkruar Luzha në Facebook.


Krejt çfarë u tha sot për Astrit Deharin në Kuvend by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...