Përfundon seanca për sot, vazhdon nesër

30 Nëntor 2016 - 17:31      

Kuvendi shqyrtoi propozim-vendimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Naser Osmani, propozoi që për kryesues të bordit të jetë paga 1 mijë e 555 euro, kurse për anëtarë nga 1300 euro. Këtë e kanë mbështetur dy grupet parlamentare LDK, dhe PDK, por kërkuan që të bëhet me ligj nivelimi i pagave në Kosovë, transmeton kp.

Po ashtu u shqyrtua Propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore.

Deputetët e Kuvendit po ashtu shqyrtuan Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017.

Punimet e seancës së sotme kanë përfunduar për të vazhduar nesër me votimin e disa projektligjeve dhe raporteve pasi që sot nuk pati kuorum.

Nesër po ashtu pritet që të votohen dy anëtarë të Bordit të RTK-së ndërsa në garë janë Afërdita Maliqi, Naile Demiri, Ganimet Klaiqi dhe Hazbije Qeriqi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...