Hoti lavdëron raportin e Auditorit të Përgjithshëm, reagojnë deputetë të PDK-së

30 Nëntor 2016 - 16:49      

Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke vlerësuar raportin e Auditorit, tha se nga raporti 2015 ka një rritje 29 për qind krahasuar me vitin 2014 në përmirësimin e menaxhimit financiar në nivel vendi.

Sipas tij, opinioni i kualifikuar me theksim të çështjes, është klasifikimi jo adekuat që kanë të bëjnë me blerjen e librave që për Hotin nuk janë shqetësuese në aspektin e menaxhimit financiar të mjeteve financiare, transmeton kp.

Hoti vlerësoi qëndrimin e Auditorit për efektet e politikave fiskale.

“Nuk ka vend për shqetësim për menaxhimin e financave publike. Sa i përket disiplinës financiare mund të keni vërejtje sa të doni, por raportet ndërkombëtare flasin ndryshe. Dinamika e borxhit publik është më e ulët se ajo e qeverive të kaluara”, tha Hoti.

Ai tha se subvencionet shumica ndahen për bujqësi që janë rreth 50 milionë euro.

Ndaj ministrit Hoti kanë reaguar deputetët nga PDK, Bekim Haxhiu dhe Safete Hadërgjonaj.

Ata kërkuan nga ministri që të eliminohen të gjeturat e Auditorit ndërkaq Bekim Haxhiu kërkoi nga ministri të eliminohen këto të gjetura dhe “mos t’u mbaj vais” ngase është detyrë e Ministrisë që ato të eliminohen.

Edhe ky raport pritet që të hyjë nesër në votim pasi nuk ka kuorum.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...