Deputetë të PDK-së kritikojnë koalicionin qeverisës

30 Nëntor 2016 - 16:33      

Abdyl Ymeri nga PDK, ngriti çështjen e auditorit i cili tha se vlera prej 23 milionë eurove të keqplanifikuara është një vlerë e madhe.

Sipas tij, zyrtarë të institucioneve po vazhdojnë t’i shfrytëzojnë automjetet zyrtare pa mbajtur shënime për shfrytëzimin e tyre. Edhe keqmenaxhimi i prokurimit publik është shqetësues.

Kritika për Qeverinë pati edhe deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj sipas së cilës vërehet se institucionet e Kosovës nuk janë në rrugën e duhur për menaxhimit të parasë publike, meqë është dhënë një opinion i keq për institucionet e Kosovës.

Sipas saj dështimi në planifikim është si pasojë e buxhetimit jo të drejtë nga Ministria e Financave dhe organizatat tjera buxhetore.

Hadërgjonaj tha më tej se planifikimi i investimeve të pa planifikuara është shqetësuese për vendin.

Po ashtu ajo potencoi faktin se ka një ngecje të realizmit të projekteve kapitale dhe rritja e huamarrjes.

“Mënyra se si e menaxhon qeveria buxhetin sot do të ketë problem buxhetore edhe në vitet e ardhshme”, tha Hadërgjonaj.

Njëjtë ka vazhduar edhe deputeti Bekim Haxhiu, i cili i ka thënë ministrit Avdullah Hotit që të zbatojë dhe të rregullojë shkeljet e gjetura nga Auditori i Përgjithshëm dhe jo të "mbajë vajs".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...