Hoxhaj beson se po rritet gatishmëria brenda BE-së për vizat

29 Nëntor 2016 - 20:22      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Poloni ka takuar ndaras homologët e tij të Polonisë dhe Sllovakisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në takimin me ministrin e Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, Hoxhaj ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, por edhe për përkrahje multilaterale. Ai e ka falënderuar ministrin polak për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Hoxhaj është takuar edhe me ministrin e Jashtëm sllovak Miroslav Lajčák, me të cilin ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Meqë Sllovakia aktualisht ka presidencësn e BE-së, Hoxhaj ka kërkuar nga Miroslav Lajčák që në fundvit të ketë një vendim pozitiv për Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

“Kam pasur takime shumë pozitive me homologët e mi nga Polonia dhe Sllovakia. Kemi biseduar për bashkëpunim në shumë fusha, mirëpo rëndësinë më të madhe ia kam kushtuar çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Meqë Sllovakia ka edhe presidencën e BE-së, kam kërkuar nga ministri Lajcak që të ketë një vendim pozitiv në këtë drejtim. Besoj që edhe brenda BE-së është rritur gatishmëria për një vendim pozitiv për vizat për Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj pas takimeve.

Sot është miratuar edhe deklarata e përbashkët e shteteve të Vishegradit, në të cilën flitet edhe për Kosovën dhe të arriturat e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...