Çfarë thotë ministri Hyseni për rastin Dehari

29 Nëntor 2016 - 20:15      

E thjeshtë po aq edhe komplekse është kërkesa për dorëheqje në peticionin e nënshkruar prej rreth 25.000 qytetarëve mes tjerash edhe të ministrit të punëve të brendshme, Skënder Hyseni.

Kështu u shpreh ministri në një intervistë për Rubikon të KTV-së duke theksuar se hetimet duhet të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit.

“Hetimet për këtë rast duhet të vazhdohen deri në zbardhjen e rastit. Nuk e kam ndërmend të adresoj përgjegjësi sot kurrkund”, ka thënë ai.

Tutje Hyseni vlerësoi se e kanë borxh zbardhjen e rastit.

“Ua kemi borxh të gjithëve pa përjashtim, miqve të Astrit Deharit, opinionit publik dhe shoqërisë civile. Kërkesa për drejtësi është kërkesa më themelore në një situatë të tillë. Po aq e rëndësishme është kërkesa për hetim të pavarur të ministrisë së brendshme po aq sa ka kapacitet”, ka thënë Hyseni.

Ministri theksoi se hetimet duhet të vazhdojnë dhe se ndihmën nuk do ta refuzojë prej asnjë shteti.

“Me gjithë ndihmën dhe përkrahjen që mund ta marrim kudo qoftë. Diku duhet ta vendosim një besim, duhet ta gjejmë rrugën që të vijmë në një besim të plotë, të gjithë, pa përjashtim”, përfundoi Hyseni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...