Nishani në Turqi: Konfliktet po prodhojnë kriza të tjera më të rrezikshme

29 Nëntor 2016 - 19:49      

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka deklaruar sot se Turqia, Jordania dhe Evropa, janë detyruar të përballen me një valë refugjatësh. Ai ka theksuar se në saje të ndihmës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll është organizuar edhe samiti për ndihmat humanitare, raporton AA.

Këto vlerësime Presidenti Nishani i ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur në Platformën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të zhvilluar në kuadër të Samitit të 7-të të Bosforit.

Presidenti Nishani në fjalën e mbajtur në këtë samit, u shpreh ndër të tjera se “Ky edicion i 7-të i Samitit të Bosforit vjen në një moment shumë të veçantë, kur bota dhe shoqëria njerëzore po përballen me pasojat dhe sfidat e një zhvillimi shumë të shpejtë, si dhe kërcënime që vënë në pikëpyetje shumë prej vlerave tona të përbashkëta".

''Veçanërisht dua të falënderoj Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ai është miku dhe vëllai im. Na kanë pritur shumë mirë në Turqi", ka shtuar më tej Nishani.

Presidenti i Shqipërisë u përqendrua në sfidat dhe krizat kryesore me të cilat po përballet sot bota, duke filluar nga problemet ekonomike e financiare e duke vijuar me ndryshimet klimatike, luftërat lokale dhe rreziku i përhapjes së tyre, krizën e refugjatëve nga zonat në konflikt e luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

"Konfliktet në Siri, Ukrainë, Irak, Jemen, Afganistan, konfliktet e brendshme në shumë vende të tjera të Afrikës Veriore, kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut, por edhe shumë vende e rajone të tjera të botës, po e dëmtojnë shumë strukturën e sigurisë sonë, si dhe po prodhojnë kriza të tjera shumë më të rrezikshme dhe që për përballimin e pasojave të tyre do të kërkohet një kosto shumë herë më e madhe si në burime financiare ashtu edhe njerëzore", është shprehur Nishani.

Ai ka shtuar më tej se “Ballkani Perëndimor sot është më i paqtë dhe më i sigurtë dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit janë të përfshirë në dialog me njëri-tjetrin. Edhe mes Kosovës dhe Serbisë, po vijon një dialog disa vjeçar, i iniciuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë dhe rezultate konkrete".

Gjatë ndjekjes së punimeve të Samitit të Bosforit, Presidenti Nishani zhvilloi takime të shkurtra me shumë krerë shtetesh dhe zyrtarë të tjerë të lartë, pjesëmarrës në këtë Samit, përfshirë dhe Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...