Nga ATK miliona euro evazion fiskal [video]

29 Nëntor 2016 - 19:12      

Miliona euro të evazionit fiskal janë lejuar me vite të tëra nga Administrata Tatimore e Kosovës të keqpërdoren dhe deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi, raporton KTV.

E njëjta u dënua edhe nga gjykata së fundmi dhe as për këtë veprim anti-ligjor askush nuk u përgjigj. Kjo agjenci, që është e dyta për nga rëndësia e mbushjes së buxhetit, sipas ish-menaxherëve të saj ka dhënë detaje se si e njëjta ka lejuar shmangien e tatimeve nga kompani fiktive.

Në ATK, nuk kanë pranuar të flasin për këto deklarime, me arsyetimin se rastet janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Ndërkohë, që as këta të fundit nuk kanë pranuar të japin ndonjë informacion nëse kanë nisur hetimet rreth këtyre të dhënave.

Sipas të dhënave nga një numër i agjencive ndërkombëtare, evazioni fiskal arrin në 33% të shumës së përgjithshme të buxhetit, e që është niveli më i lartë në rajon.

Gjithashtu, një varg të madh vërejtjesh për Administratën Tatimore të Kosovës ka pasur edhe Raporti i Progresit, për të cilën thotë se ka pasur pak progres në luftimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, evazionit fiskal.


Nga ATK miliona euro evazion fiskal by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...