29 Nëntor 2016 - 19:04
Kjo pasi që Kryesisë së legjislativit, si dhe Qeverisë dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, i është dorëzuar një peticion për këtë rast.
Në emër të qytetarëve që kanë organizuar marshet protestuese dhe peticionet për Astrit Deharin, Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi kanë dorëzuar peticionin dhe kanë nënshkruar protokollimin e tij.
Luzha ka thënë se deputetët duhet të tregohen të përgjegjshëm, pasi 23.774 nënshkrimet e këtij peticioni janë më shumë se dyfishi i kërkuar, prej 10 mijë nënshkrimesh për ndërmarrjen e një seance.
Luzha ka thënë se ky peticion është produkt i pastër qytetar dhe se si i tillë nuk mund të shpërfillet nga të zgjedhurit e popullit.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të mërkurën nga ora 10, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse deputetët do të debatojnë edhe për procedimin e kërkesave të këtij peticioni.
Raport i KTV-së për dorëzimin e peticionit... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...