Berisha i AAK-së: Kosova në gjendje kaotike energjetike

29 Nëntor 2016 - 18:22      

Deputeti i AAK-së Rrustem Berisha nëpërmjet një komunikatë për media ka reaguar në lidhje më gjendjen energjetike në vend.

Ky është reagimi i Rrustem Berishës:

Edhe pas më shumë se 17 viteve nga lufta në Kosovë, e pas milionave euro investime, e pas privatizimit, e pas lirimit nga fiskalizimi (në mënyrë të habitshme nga qeveria) e pas shumë premtimeve për 24 orë me energji elektrike, e përkundër rritjes prej 40 për qind të çmimit në faturim për qytetarët, e importit me çmim marramendës prej mbi, 0.50 euro për megavat/orë (për dallim nga kompanitë private që e bëjnë importin brenda Kosovës nën 0.40 euro për megavat/orë), në ketë kohë të dimrit, ku temperaturat janë të ulëta, e ku rryma është më se e nevojshme për t’u ngrohur Shkollat, Spitalet, Çerdhet, shtëpitë private, e për të funksionuar jeta normalisht, KEDS’i në mënyrë krejt jo-normale bënë ndërprerje e energjisë me orë të tëra në gjysmën e Kosovës.
Kjo edhe përkundër vendimit të ZRRE-së të para disa ditëve, ku e ndalon përkohësisht ndërhyrjen në mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të vetmin qellim që të mos shkaktohen ndërprerje të rrymës në këtë kohë.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, e anëtarë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, i përkrahur edhe nga deputetët tjerë dhe nga kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, kam kërkuar nga ZRRE që në kohën sa më të shpejtë të jepen sqarimet e nevojshme, pse jemi në ketë “terr energjetik” dhe poashtu pse nuk po e respekton vendimin e tyre, KEDS-i?!

Pra, siç e thash edhe me lartë, është privatizuar nga qeveria, me çmim jo të arsyeshëm, nën arsyetimin se do të kemi 24 orë energji elektrike, po e “plaçkitin” qytetarin përmes çmimit enorm të faturimit, jemi vendi që marrim vetëm ndotje duke prodhuar rrymë, e eksportojmë atë me çmim qesharak, ndërsa qytetarët e blejnë atë me çmimin me të lartë në Evropë.

Kjo është e papranueshme dhe i bëjë thirrje qeverisë, të ndërhyjë sa ma parë që kjo situatë të mos vazhdojë edhe me tej kështu, ose në të kundërtën ta rishikojë kontratën me kompaninë që e ka privatizuar një pjesë të KEK-ut, e sot po ashtu jemi dëshmitarë të largimeve të dhjetëra punëtorëve nga puna, duke i lënë dhjetëra familje pa të ardhura.

Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë, apo ndoshta nuk mundën se janë edhe vet të përfshirë në ketë keqmenaxhim të situatës në të cilën kemi ardhur si pasojë e privatizimit të dobët të asetëve të rëndësishme të Kosovës?!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...