Demolli: Për transformimin e FSK-së në FAK, në 10 vjetët e ardhshëm, 811 milionë euro

29 Nëntor 2016 - 18:05      

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka prezantuar sot ndarjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mjetet e ndara për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 51 milionë euro , ndërsa kërkesa e tyre ka qenë mbi 54 milionë euro.

Ai po ashtu ka treguar se për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro.
“Në detaje është paraparë kostoja buxhetore për krijimin e kapaciteteve të plota të Forcave të Armatosura për periudhën 10 vjeçare . Kjo periudhë 10 vjeçare sipas planifikimeve , përgatitjeve të parapara është ndarë në tre faza . Në fazën e parë e cila do të zgjas 3 vjet, e ku do të fokusohemi në riorganizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura të Kosovës, pastaj do të fokusohemi në kompletimin e infrastrukturës ligjore si dhe mbështetjen logjistike , rekrutimin e personelit adekuat se dhe pajisje me armatim dhe pajisje të tjera ushtarake.

Në dy faza të tjera planifikohet të bëhet kompletimi i kapaciteteve të plota operacionale ... Buxheti i paraparë në tërësi për transformimin e FSK në FAK është 810 milionë e 982 mijë euro , apo përafërsisht 811 milionë euro”, citon kp të ketë thënë Demolli.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, kërkoi nga ministri të dijë nëse me buxhet u janë plotësuar të gjitha kërkesat buxhetore.
“Ministër në propozim buxhetin për FSK a ka pësuar propozimi që e keni dërguar ju ndryshimi në Qeveri. Nëse po ku ka pasur ndryshime, cilat kërkesa të juaja nuk janë përfshi në këtë buxhet . Nëse jo ju përgëzoj që keni mund me arrit me e bindë Qeverinë që ta miratojë ashtu”, tha Musliu.

Ndërsa Anton Quni, anëtar i Komisionit për Siguri , ka dashur të di nëse kanë ndonjë raport krahasues me vendet e rajonit sa i përket buxhetit.

“A keni ndonjë vlerësim në raport me ushtritë e rajonit. Ku rangohemi ne karshi buxhetit. Tu e marrë parasysh numrin e pjesëtareve buxhetin e Kosovës, standardin dhe gjithë faktorët të tjerë”, tha Quni.

Demolli, është përgjigjur pyetjeve të Musliut dhe Qunit , e në pyetjen e këtij të fundit ka thënë se Kosova është më mbrapa sa i përket ndarjes së buxhetit e që sipas tij kjo edhe matet me zhvillimin ekonomik të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...