29 Nëntor 2016 - 17:56
Në këtë takim është biseduar për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bëjnë me disa barriera ligjore.
Thaçi u interesua për mirëqenien e tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tyre.
Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.
Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në realizimin e kërkesave të këtyre kategorive, gjithmonë duke u bazuar në praktika pozitive në rajon dhe Evropë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...