“Air Canada Center” sërish vishet Kuq e Zi [video]

29 Nëntor 2016 - 17:53      

Për herë të tretë me radhë, 28 nëntori ka marrë vëmendje ndërkombëtare në ligën më të madhe të basketbollit në botë, NBA.

Me iniciativë të Bujar Zejnullahut, edhe këtë vit pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së Toronto Raptors, është vallëzuar nga vajzat e grupit “Shqiponjat e Vogla”, në Air Canada Center, në Toronto.

Për më shumë se 4 minuta publiku në sallë është shoqëruar me vallen shqiptare të shoqëruar nga kënga “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata dhe Flori.

“Ka qenë shumë e vështirë me depërtu para 3 viteve, por tani është më e lehtë. Është e rëndësishme jo vetëm për komunitetin shqiptar këtu, por për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Është mënyrë intelegjente për të promovuar flamurin e bukur shqiptar në botë”, ka thënë për Koha.net, Zejnullahu.

Toronto Raports e ka fituar ndeshjen e 28 nëntorit kundër Philadelphia 76ers. Ndeshjet e ekipit më të madh kanadez të baskebollit shikohen në sallë nga 26 mijë njerëz.


Kercimi by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...