29 Nëntor 2016 - 17:33
Këto pa kënaqësi i kanë paraqitur sot Hamdi Hyseni, drejtor financiar në Polici, para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kërkesat kryesore të Policisë janë: pajisja me helikopterë, uniformat, pajisja me këpucë e çizme dhe shumë projekte të tjera , ku në total kërkesa për buxhet shtesë kalon shifrën mbi 42 milionë euro.
“Kemi kërkuar 4 milionë euro për veshmbathje, nuk janë ndarë...Kemi kërkuar kërkesa për municion të veçantë, mirëpo nuk kemi hasur në mirëkuptim as këtu. Kemi paraparë pagesa shtesë për funksionalizimin e blerjen e helikopterëve , mirëpo nuk kemi hasur në mirëkuptim as këtu....Për paga kemi 1.2 milion euro kemi kërkuar mjete shtesë ...Kemi kërkuar mjete shtesë për krijimin e Policisë rezervë siç është e paraparë me ligjin për themelimin e Policisë rezervë në vlerë prej 848 mijë eurove.Për helikopter e kemi paraparë një kosto prej 10 milionë e 401 mijë euro, për vitin 2017”, citon kp të ketë thënë Hyseni.
Por deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i ka thënë disa herë përfaqësuesit nga Policia se për furnizim me veshmbathje janë disa here mjete. Për këto ai ka kërkuar sqarim nga Hyseni.
“Pajisje me uniforma dhe me çizme..keni pasur tenderë vazhdimisht që nuk janë realizuar . Mjetet kanë qenë të ndara . Ku e keni në tabelën buxhetore, merrni shikojeni ju”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt me veprimet e Policisë në tenderë të ndryshme dikush duhet të shkojë në burg.
Kjo deklaratë e deputetit të AAK-së ka nxitur reagimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Valdet Hoxha.
Hoxha i ka ftuar të gjithë që të bëhen bashkë siç tha ai “kundër hajnisë”.
“Në qoftë se ju vini në dijeni që dikush prej MPB-së bën shkelje ju lutem adresoni në Prokurori. Sepse boll ky vend ka vuajtur, pa procedura t’u keqpërdor t’u vjedh. Është faza e fundit kur na bashkërisht pozitë e opozitë , Komision e Ministri ta bëjmë këtë vend”, tha Hoxha.
Për deputetin e Vetëvendosjes Rexhep Selimi, më me rëndësi ishte blerja e helikopterëve.
Kjo pikë e rendit të ditës ka zgjatë më shumë se 2 orë. Në fund Haradinaj tha se do të shihet mundësia që të ndikojë në përmbushjen e kërkesave buxhetore që kanë Policia e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...