Amnesty International kërkon nga Thaçi mos vonimin e proceseve gjyqësore

29 Nëntor 2016 - 16:28      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të organizatës “Amnesty International”, të përbërë nga Gauri van Gulik dhe Todor Gardos, me të cilët bisedoi për reformimin e drejtësisë në Kosovë dhe përballjen me pasojat e luftës, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimin për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve dhe viktimat e dhunës seksuale.
“Po punojmë të ndërtojmë përkrahje të institucioneve për viktimat e dhunës seksuale, që të inkurajohen të dëshmojnë për viktimizimin e tyre. Njësoj, po punojmë me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, që të mbyllim sa më parë të gjitha këto raste”, tha Thaçi.

Ai gjithashtu shtoi se Kosova ka vazhduar konsolidimin e drejtësisë dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin kompetencat nga EULEX.
Gauri van Gulik nga "Amnesty International u shpreh se organizata mbetet e angazhuar në Kosovë dhe rajon, që të vëzhgojë sistemin e drejtësisë si dhe të mbështesë përpjekjet për drejtësi për viktimat.

“Me kalimin e shumë dosjeve njëherë nga UNMIK-u tek EULEX, tani tek organet kosovare të drejtësisë, duhet siguruar që proceset gjyqësore të mos humben apo të vonohen, por të kryhen në kohën e duhur dhe të jenë të drejta”, ka shtuar ajo.
Thaçi u shpreh se reforma në drejtësi mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës.

“Prandaj edhe kam iniciuar amandamentimin e Kodit Penal, për t’u siguruar që të gjithë kanë qasje por edhe trajtim të barabartë nga organet e drejtësisë”, tha në fund Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...