29 Nëntor 2016 - 16:22
Në diskutimet e panelit të parë për sfidat e rajonit në një botë gjithnjë e më të pasigurt, Hoxhaj ka falënderuar BE-në dhe vendet anëtare për përkrahjen në agjendën evropiane të Kosovës, por ka kërkuar edhe një mbështetje të fundit për liberalizimin e vizave.
"Është e arritur e madhe takimi i javës që shkoi i Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë dhe qasja në programet e BE-së, por në mënyrë që të lëvizin idetë, mallrat dhe shërbimet, duhet të lëvizin edhe njerëzit", ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj tha se qëllimi i pjesëmarrjes së tij në këtë forum ka qenë që ta sigurojë përkrahjen e katër vendeve të Vishegradit për liberalizimin e vizave.
“Sot mora pjesë në samitin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, ku kemi diskutuar për çështje të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe për agjendën europiane të këtyre vendeve në raport me Bashkimin Europian. Qëllimi i pjesëmarrjes sime ishte që ta siguroj mbështetjen e katër vendeve të Vishegradit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Iu thashë që është e padrejtë nëse qytetarët e Kosovës në pafundësi mbesin qytetarët më të izoluar në Europë dhe besoj që do ta kemi mbështetjen polake, hungareze, çeke dhe sllovake”, ka përfunduar ministri Hoxhaj.
Po ashtu, ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e 14 vendeve do të vazhdojnë me diskutime në panele të ndara.
Pothuajse të gjitha vendet janë shprehur njëzëri për përkrahjen e vendeve të Ballkanit në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...