Veseli: Fuqizimi i rolit të grave, jetik për avancimin e Kosovës

29 Nëntor 2016 - 15:40      

Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me gratë aktiviste nga të gjitha komunat e Kosovës nga organizata “Woman for Woman”, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit në baza gjinore, kanë marrë pjesë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në të cilën kanë diskutuar lidhur me sfidat e gruas kosovare, me theks të veçantë në fuqizimin e saj ekonomik si faktor kryesor për rritjen e vetëdijes në shoqërinë kosovare.

Në këtë seancë, grave aktiviste u është drejtuar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili siguroi se do të angazhohet që legjislacioni që garanton barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, të avancohet edhe më tutje.

Veseli është shprehur se fuqizimi i rolit të grave është jetik për avancimin e Kosovës.

“Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i sundojnë gratë, e kanë gabim. Të gjithë ata që ngrehin dorë mbi gratë, nuk janë burra të mirë, por janë të ligë”, deklaroi Veseli.

“Përkrahja institucionale për gratë duhet të jetë e domosdoshme. Në Kuvend kemi avancuar rolin e gruas, ku aktualisht kemi një të treten e deputeteve gra. Por, kjo duhet të avancojë edhe më shumë, sepse 50 për qind e popullsisë sonë janë gra”, tha Veseli.

Ai, po ashtu, tha se Kuvendi do të punojë shumë që së shpejti të miratohet ligji i cili garanton të drejtat pronësore të grave.

“Shpreh përkushtimin tim institucional për përkrahjen e grave, që ato të jenë të barabarta”, tha kryeparlamentari Veseli.

Ndërsa, kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu-Kodra, u tha grave aktiviste se deputetët po punojnë me përkushtim në mënyrë që ligjet që e fuqizojnë gruan kosovare të zbatohen në përpikëri.

Si masa mbështetëse, ajo përmendi grantet e dedikuara enkas për gratë dhe theksoi se pa fuqizim të gruas, shoqëria kosovare do të jetë e mangët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...