29 Nëntor 2016 - 15:01
Kryetarja e Komisionit, Njomza Emini, tha se, përkundër konfirmimit, sot ministrja Hoxha s'do të mund të raportojë para komisionit. Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për mosardhje, Emini tha se ministrja Hoxha ka kërkuar mirëkuptim dhe se do të jetë e pranishme në ndonjë mbledhje tjetër.
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, por pa dy amendamentet, 12 dhe 22, të cilat caktojnë dhe kategorizojnë veprat penale. Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit nga radhët e PDK-së tha se qëllimi është që Akademinë të mos e udhëheqin njerëz me vepra të ndryshme penale.
“Unë mendoj që ndoshta qëllimi është që mos me u përzgjedh në Akademi dhe mos me udhëheq njerëz të dënuar për vepra të ndryshme penale. Kanë dallim veprat penale. Veprat penale në komunikacion, diçka që është vepër penale për 6 muaj apo një vit, por ajo hynë në kuadër të kundërvajtës . Ose të propozohet ndryshimi i ligjeve aktuale”, tha deputeti Xhelili.
Vjosa Osmani tha se këto dy amendamente, që janë propozuar nga komisioni funksional, nuk duhet të kalojnë, pasi që e ndryshojnë kriterin që është në ligjet aktuale për vepër penale dhe se kategoria e veprave penale, në kodin penal është shumë e qartë.
“Për shumicën që punojnë në sistemin publik, shërbyesit civilë, vlen kryerja e çfarëdo vepre penale të parandalojë për të marrë këtë pozitë, me këto dy amendamente po ngushtohet kriteri. Po kërkohet vetëm në qoftë se dënimi ka qenë mbi 6 muaj. Nëse bëhet diçka e tillë për Akademinë e Drejtësisë, kjo nuk është në përputhje me kriteret që ekzistojnë për shumicën dërmuese të shërbyesve, të paraparë me legjislacionin aktual. Dhe e dyta, ne jemi duke dëgjuar çdo ditë që presidenti i vendit edhe Ministria e Drejtësisë e pat përmendur këtë si një prej prioriteteve ndryshimin e Kodit Penal. Të bëhen më të prera kriteret. Në momentin kur fillojnë hetimet e kanë përmendur si ide të kërkohet prej njerëzve të largohen apo të shkarkohen prej pozitave, që është shumë më preras se në legjislacionin aktual. Në qoftë se tash kalojnë këto dy amendamente, neve do të na duhet që ligjin për Akademinë e Drejtësisë ta ndryshojmë menjëherë, mbasi që të ndryshohet Kodi Penal”, tha Osmani.
Edhe Donika Kadaj-Bujupi, anëtare e Komisionit nga radhët e VV-së tha se duhet të ngiten kriteret dhe ligjet, me qëllim që njerëzit që kanë vepra penale të mos lejohen në pozita të larta.
“Ne jemi në një fazë kur në fakt po flasim për sundim të ligjit dhe dështim në këtë sferë në vazhdimësi. Dhe nuk po e shoh ndonjë nevojë për me i zbut kriteret. Përkundrazi do të duhej të ishte e kundërta. Në fakt kriteret të ngritën dhe ligjet të mos lejojnë hapësira ku njerëzit e inkriminuar, të jenë në pozita të larta e sidomos jo në Akademi të Drejtësisë, sepse është në kundërshtim dhe me vet idenë e themelimit të kësaj akademie. Edhe pse nuk pres që do të ketë ndonjë ndryshim substancial. Për shkak se ne e dimë që kemi themeluar dhe organe tjera, institucione, akademi, agjencione, por ato vetvetiu nuk e zbatojnë ligjin, përderisa nuk ka vullnet të mirë të individëve që ta bëjnë këtë punë“, tha Kadaj-Bujupi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...