
29 Nëntor 2016 - 14:47
Atakimi i misioneve diplomatike është veprim i papranueshëm, ndërsa atakimi i misionit diplomatik të një vendi mik siç është Turqia, është veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhënieve dhe raporteve vëllazërore që kanë dy vendet e dy popujt, transmeton Koha.net.
Aktet dhe veprimet e tilla qyqare do të mbesin të izoluara dhe të dënuara, e si të tilla nuk do të arrijnë që të prekin marrëdhënia dhe raportet tona të shkëlqyera e vëllazërore. Te Turqia ne shohim një aleate, mbështetëse e përkrahëse të kauzës sonë shtetërore.
Dënojmë po ashtu edhe heqjen e flamurit turk, tanimë është e ditur dhe e dëshmuar se komuniteti turk është pjesë integrale e shtetësisë së Kosovës, ndërsa Turqia shtet mik i yni. Nuk është në traditën tonë që të përdhosim simbolet e miqve tanë, - thuhet në kumtesën e BIK-ut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...