
29 Nëntor 2016 - 14:45
Ai e ka krahasuar atë me Sllobodan Milosheviqin sjelljen dhe diskursin e Daçiqit në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.
“Është një ironi e historisë të shohësh Ivica Daçiqin duke folur për pajtim, një njeri që ka qenë zëdhënës i regjimit të Millosheviqit dhe njeriu i dytë në partinë e tij”, ka thënë Hoxhaj, transmeton KTV.
“Serbia është përgjegjëse për katër luftëra si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marr përgjegjësinë. Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka thënë Hoxhaj.
Daçiq në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtojë Kosovën si gjoja rast të veçantë e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
Veçmas Daçiqit i ka penguar takimi i javës së kaluar i Stabilizim Asociimit Kosovë-BE në Bruksel.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...