Foto: Koha

Luzha: Dorëzuam 23774 nënshkrime, presim mbajtjen e seancës deri më 2 dhjetor

29 Nëntor 2016 - 14:27      

Aktivistja Besa Luzha tha se e kanë bërë dorëzimin e peticionit, duke theksuar se janë mbledhur gjithsejtë 23774.

Ajo tha se ndonëse kemi mbledhur shumë më shumë, “gjatë verifikimit kemi parë se ka pasur nënshkrime nga persona që jetojnë jashtë Kosovës”.

Ajo tha se kjo shifër është dyfish më e lartë sesa numri i nevojshëm i nënshkrimeve për të ngritur një çështje në Kuvend.

“Në peticion ka pasur edhe kërkesa tjera, që dy ministrat të japin dorëheqje për shkak të përgjegjësive. Kemi kërkuar që të shkarkohen menjëherë ata përgjegjës që kanë qenë në zinxhirin komandues në lidhje me rastin, dhe që sa më shpejtë të bëhet një hetim i pavarur në mënyrë që ne si qytetarë ta kuptojmë të vërtetën e pamanipuluar nga këto struktura që kanë sjellë konfuzionin tek qytetarët”, ka thënë Luzha para gazetarëve.

“Jemi shumë të kënaqur që kjo iniciativë e pastër qytetare ka treguar se ka qytetarë që janë të interesuar për drejtësi”, ka thënë Luzha.

Luzha pret që seanca plenare për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit të mos shkojë më larg se dy dhjetori i këtij viti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...