MF dhe FMN diskutojnë në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave

29 Nëntor 2016 - 13:36      

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, ka pritur sot në takim një delegacion të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Asistencën Teknike për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, të kryesuar nga këshilltari për Asistencë Teknike në FMN, Enriko Aav.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ky mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 09 dhjetor 2016, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, ATK-së dhe DK-së, si dhe me anëtarët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, koordinimin e ekspertizave ndërkombëtare, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se me ndihmën dhe bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe institucionet tjera ndërkombëtare, është arritur një progres i madh në këtë proces, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.

Ndërsa, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...