AAK dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

29 Nëntor 2016 - 12:40      

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar rreth sulmit të djeshëm kundër Konsullatës turke në Prizren, duke thënë se një akt i tillë është kundër interesave të shtetit, transmeton Koha.net.

“AAK shpreh shqetësimin e saj të thellë me rastin e incidentit me Konsullatën turke në Prizren. Ky është një akt, rëndë i dënueshëm, dhe i orientuar njëkohësisht edhe kundër interesave të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Marrëdhëniet miqësore me Turqinë, sikundër edhe me çdo shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, janë përcaktim yni dhe ato duhet të trajtohen si të tilla, thotë AAK.

“Njëkohësisht, institucionet dhe shteti i Kosovës, e ka për obligim që të sigurojë ambient të qetë dhe të sigurt për funksionimin normal të përfaqësive diplomatike në Kosovë, në këtë kuadër edhe për Konsullatën turke. Ne besojmë fuqishëm që organet e rendit do ta zbardhin këtë rast, do t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit dhe njëkohësisht shprehim shpresën se ky incident nuk do të mund t’i dëmtojë marrëdhëniet tona me Turqinë”, thotë AAK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...