Foto: Arkiv

Reuters: Rama kritikon Rusinë se po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

29 Nëntor 2016 - 10:46      

Kryeministri Edi Rama të hënën ka kritikuar vendet e huaja për ndërhyrje në politikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën kur po shfaqen brenga të mëdha për ndikimin rus.

Rama nuk e përmendi Rusinë me emër, por diplomatë nga rajoni janë ankuar tash e një kohë se Rusia po tenton të shtojnë ndikimin e saj në vende si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e tani edhe në Shqipëri.

“Në rajonin tonë, ka njerëz aktivë nga jashtë të cilët do të shfrytëzojnë çdo pasiguri për të prishur marrëdhëniet tona me BE-në”, ka thënë Rama në një konferencë për media në Berlin para se të takonte kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Kreu i inteligjencës gjermane ngriti brengat këtë muaj se Rusia mund të provojë të ndërhyjë në zgjedhjet e tyre vitin e ardhshëm, duke iu bashkuar brengave të shfaqura nga zyrtarë të inteligjencës në SHBA para fitores së kandidatit republikan, Donald Trump.

Rama theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të ec drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, duke folur para takimit të përbashkët, Merkel vlerësoi reformat e brendshme politike në Shqipëri, por tha se duhen ndërmarrë hapa të mëtejmë siç është reforma në drejtësi dhe luftimi i korrupsionit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...