Foto: Ilustrim

Shqipëria zgjohet nën temperatura të ulëta e nëpër male me reshje bore

29 Nëntor 2016 - 09:42      

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Shqipëria është gdhirë këtë të martë nën temperatura të ulëta, që në shumë zona, kryesisht në veri dhe jug-lindje të vendit, kanë zbritur nën zero dhe janë shoqëruar me reshje dëbore.

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonat e thella malore që në mbrëmjen e së hënës. Ka ngrica në disa zona të Rrugës së Kombit.

Në Kukës temperaturat kanë zbritur në minus 1 gradë celcius, ndërsa trashësia e deborës në zonat e thella malore shkon nga 10 deri në 20 centimetra.

Situata në Rrugën e Kombit paraqitet normale dhe pa probleme. Shtresa e dëborës në tunelin e Kalimashit është 4 cm, por qarkullimi është i lirë.

Siç njofton korrespondenti i Top Channel në Kukës, kompania mirëmbajtëse ka dalë tashmë në rrugë dhe po hedh kripë, ndërsa mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e borës nga segmenti Tuneli i Kalimashit - Fushë-Dukagjin.

Ndërkohë, ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore edhe në Bulqizë, ku siç na njofton korrespodenti ynë atje, aksi Bulqizë – Peshkopi, Qafë Bualli-Krastë dhe Bulqizë-Klos ka ngrica në rrugë.

Në Pukë, Tropojë, Kukës dhe Dibër janë disa akse rrugore ku nuk mund të kalohet me mjete të pa pajisura me zinxhirë.

Moti i ashpër dhe temperaturat e ulta pritet të shoqërojnë gjithë vendin edhe në ditët në vazhdim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...