28 Nëntor 2016 - 23:54
Pajaziti në Interaktiv të KTV-së ka thënë se pret një përgjigje nga shteti dhe institucionet përkatëse për kërkesën e tyre, duke u shprehur i bindur se KEDS-i ka larguar padrejtësisht një pjesë të stafit.
“100 punëtorë të shkojnë në shtëpi nuk është në rregull. Kjo është e papranueshme për Sindikatë dhe duhet të merret shteti dhe institucionet relevante ku kemi bë ankesa”, ka thënë Pajaziti duke shtuar se edhe arsyetimi i menaxhmentit për këtë largim është “i kotë”.
Ai thotë se menaxhmenti ka vlerësuar se nuk ka nevojë për këta punëtorë për shkak të ristrukturimit, por në të njëjtën kohë ka punësuar persona të tjerë.
“Nuk do të ndalemi sepse jemi sindikatë dhe jo vetëm protesta, por çdo rrugë që gjejmë për t’i kthyer punëtorët në vendin e tyre të punës”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...