Foto: Koha

Verifikimi i sigurisë jashtë AKI-së

29 Nëntor 2016 - 07:01      

Verifikimi i sigurisë do t’i hiqet nga dora Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Tashmë Qeveria ka iniciuar ndryshimet e nevojshme ligjore me qëllim që Departamentin e verifikimit ta shkëpusë nga AKI-ja, për t’ia bashkuar qoftë Zyrës së Kryeministrit, ose për ta bërë Agjenci të Pavarur në kuadër të Kuvendit.

Burime të gazetës brenda kabinetit qeveritar kanë theksuar të hënën se puna për ndryshime ligjore ka nisur tashmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë është në procedurë plotësim-ndryshimi dhe pjesa thelbësore që do të preket është ajo që ka të bëjë me verifikimin e sigurisë. Në shqyrtim janë disa opsione. Insistohet që Departamenti i verifikimit të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë ky burim. “Meqë Departamenti kryen një punë të ndjeshme, ka kërkesa edhe nga ndërkombëtarët e edhe nga shoqëria civile që atij t’i jepet statusi i agjencisë së pavarur, që do të jetë nën Kuvend” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...