Kelmendi kritikon PDK-në se në pozita të larta emëronte miqtë dhe militantët

28 Nëntor 2016 - 22:29      

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, tashmë zëvendëskryeministër i vendi nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi thotë se ish-partia e tij emëronte miqtë në pozita udhëheqëse dhe jo të merituarit.

Këto deklarata Kelmendi i bëri sonte gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën”.

“Sa isha në PDK gjithmonë më thoshin se një profil si i yti na ka munguar, por kur vinte fjala të emërimet nuk mungonte. Pra, praktikisht kur vinte fjala te emërimet e ndryshme aty para se gjithash vinte në shprehje miqësia, angazhimi në parti, e jo nevoja për profesionistë”, deklaroi Kelmendi, transmeton Koha.net.

Kelmendi ka kritikuar edhe mosangazhimin e deputetëve të Kosovës për të iniciuar ndryshime në ligjet që sillen nga Qeveria. Ai thotë se sa ishte deputet ka ngritur zërin kundër shumë ligjeve që kanë qenë në dëm të përgjithshëm.

“Ne kemi shumë deputetë aktivë që flasin e praktikisht nuk thonë asgjë.
Deputetët e Kosovës nuk i trajtojnë çështjet e ardhura nga Qeveria, kjo pasi shumë pak bëjnë ndryshime dhe kjo dëshmohet me faktin se nga Kuvendi rrallë herë janë nxjerrë ligje të iniciuara nga deputetët”, tha Kelmendi.

Kujtojmë që më 27 tetor, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kishte marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendit në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...