Foto: Koha

BE: S’ka liberalizim pa përmbushjen e dy kritereve të fundit

29 Nëntor 2016 - 07:28      

Kosova nuk do të shënojë progres në procesin e liberalizimit të vizave përderisa nuk i përmbush dy kriteret e fundit. Kështu kanë deklaruar në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kur janë pyetur për mundësinë e anashkalimit të kriteret të demarkacionit me Malin e Zi, ashtu siç kanë kërkuar qeveritarë të Kosovës.

Ndërkaq premtimi i Qeverisë se më së largu deri në dhjetor të këtij vitit Kosova do të futet në zonën Schengen, nuk do të përmbushet. Tanimë në agjendë as që është ratifikimi i projektligjit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nuk do të ketë progres në liberalizimin e vizave nëse dy kërkesat e mbetura (demarkacioni, korrupsioni v.j.) nuk përmbushen nga ana e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar gazetës. Ata kanë kujtuar rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave më 4 maj të këtij viti, i cili duhet të votohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...