Thaçi në Tiranë në festën shtetërore për 28 Nëntorin

28 Nëntor 2016 - 21:05      

Hashim Thaçi, festën për 28 Nëntorin e ka vazhduar në Tiranë. Me ftesë të presidentit Bujar Nishani, ai po merr pjesë në ceremoninë shtetërore kushtuar 104-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në Tiranë.

“28 Nëntori është festë e rrënjosur thellë në vetëdijen tonë historike, kombëtare dhe politike. Ekzistenca e shtetit shqiptar, pavarësisht nga sistemi politik, rendi kushtetues dhe ideologjik, për shqiptarët kudo që jetonin, ka qenë shpresë, besim dhe ëndërr që një ditë do të arrinin aspiratën e lirisë”, ka shkruar Thaçi.

Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes, ka thënë më tej kreu i shtetit.

|Sot, kur Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë, Kosova ka hyrë në 17 vjetorin e çlirimit dhe 9 vjetorin e pavarësisë. Edhe Shqipëria, edhe Kosova, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e tyre, kanë shënuar ecje përpara. Sot, shqiptarët në Ballkan janë faktor paqeje dhe stabiliteti. Kosova dhe Shqipëria, me urtësi dhe përgjegjësi institucionale, shprehin interesim dhe mbrojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi e në diasporë”, ka thënë ai. “Si dy shtete që kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me kombet përreth, janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës në harmoni me të tjerët”, ka shtuar më tej ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...