Foto: Koha

“Në ATK, punësimet janë kryesisht nepotiste dhe politike”

28 Nëntor 2016 - 21:19      

Remzi Ismajli, i ftuar në emisionin “Puls” të KTV-së, duke folur për ish-vendin e tij të punës në ATK, ka përmendur edhe çështjen e punësimeve në këtë agjencion.

Ai ka thënë se në ATK, këto punësime bëhen në baza nepotiste, por më shumë në baza politike.

“Nga tre kandidatët për t’u përzgjedhur drejtor, ata ishin nga një parti politike dhe në fund u zgjodh njëri, pra fitoi njëri prej tyre. Pastaj, nëse e shohim rangun më poshtë, atë të drejtorëve dhe menaxherëve, shumica janë politikë”, theksoi ai, raporton Koha.net.

Ai tha se e ka lënë punën në ATK-në para tre muajve “për shkak të këtyre parregullsive që i përmenda deri më tash, siç janë transferimet herë andej herë këndej, prej një vendi në një vend”.

“Nga 700 punëtorë sa i ka ATK-ja, brenda 4 viteve mbi 200 punëtorë janë transferuar nga një vend tek vendi tjetër”, tha më tej ai.

Ismajli përmendi edhe evazionin fiskal që ndodh në vendet tjera, duke thënë se “në Serbi është 10%, Bullgari 8%, ndërsa në Kosovë është diku rreth 35%”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...