Presheva e Bujanoci ngrenë flamujt kuqezi

28 Nëntor 2016 - 19:41      

Atmosfera festive në Luginë të Preshevës, edhe përkundër pengesave nga shteti serb, nuk ka munguar ditën e sotme për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në ndërtesat komunale të Bujanocit dhe Preshevës, sot, përveç flamujve shtetërorë të Serbisë dhe atyre komunalë, ka valuar edhe flamuri kuqezi.

Pasditen e sotme, siç raporton televizioni serb RTS, presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, e ka ngritur flamurin edhe para objektit të këtij këshilli, transmeton Koha.net.

Qytetarët shqiptarë të Luginës thonë se ata e festojnë këtë ditë bashkë me familjet e tyre, kryesisht nëpër shtëpi.

Kohë më parë, Gjykata serbe për kundërvajtje ka dënuar Nagip Arifin dhe Partinë e tij Demokratike, sikurse edhe presidentin e Këshillit Kombëtar Jonuz Musliu si përgjegjës për ngritjen e flamujve të shtetit të huaj dy vjet më parë, pa praninë e flamurit shtetëror serb.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...