Foto: Koha / ilustrim

Më lehtë të eksportohet nga Kosova në BE se në Shqipëri [video]

28 Nëntor 2016 - 20:24      

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Milva Ekonomi, në një deklaratë bërë në Prishtinë ditën e djeshme, tha se barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë hequr tash e një vit.

Por, me këtë deklaratë nuk pajtohet as afaristi Bashkim Osmani e as profesori i ekonomisë, Naim Gashi, raporton KTV.

Bashkimi është ndër të parët që ia mësyu tregut shqiptar më 2003.

Ai thotë se përkundër përpjekjeve, pengesat dhe dyshimet që tregu shqiptar i ka për produktet kosovare nuk ka arritur t’i heqë.

Madje thotë se më të lehtë e ka t’i eksportojë produktet e veta në tregun e Bashkimit Evropian sesa në Shqipëri.

Mirëpo, për këtë, ai pret një punë më të madhe si nga dy qeveritë ashtu edhe nga vetë bizneset për të ndryshuar situatën aktuale që ekziston.

Më i ashpër me situatën ekonomike që mbizotëron mes dy vendeve është profesori i ekonomisë, Naim Gashi.

I njëjti kritikon qeverinë shqiptare që sipas tij, nuk e ka fare fokusin te përmirësimi i bilancit tregtar më Kosovën.

Kohavisioni ka kontaktuar një numër biznesesh kosovare që po eksportojnë në Shqipëri, por nuk kanë pranuar të flasin, nga frika se autoritetet shqiptare mund t’ua marrin licencat të cilat me mund të madh kanë arritur t’i fitojnë.

Sipas të dhënave të doganave, vlera e eksporteve në Shqipëri më 2014 ishte 29.7 milionë, më 2015 25.3, kurse në këtë vit ka arritur deri në 31.5 milionë.

Ndërsa, importi nga Shqipëria më 2014 ishte 125.4, më 2015, 143.6, ndërsa këtë vit 99.4 milionë euro.

Në kohën kur u ndërtua autostrada e kombit, dy qeveritë e asaj kohe trumbetuan se e njëjta do të ndikonte në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, por këto fakte u hodhën poshtë. 


Më lehtë të eksportohet nga Kosova në BE se në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...