28 Nëntor 2016 - 19:23
Jashtë rrethojave të këtyre institucioneve gjithçka frymonte kuq e zi, raporton KTV.
Në 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në kryeqytet mbretëronte atmosferë festive, pavarësisht temperaturave të ulëta.
Më së shumti këtë festë e përjetonin fëmijët.
Pak më tutje, të tjerë shfrytëzonin rastin të mbanin kujtim fotografi te shtatorja e Skënderbeut.
Në panairin “Blej Shqip” gjithçka ishte shqiptare, veshje e ushqime tradicionale.
Qytetarët thanë se slogani “Jemi një” duhet të vlejë edhe në praktikë.
Atmosferën e pavarësisë së shtetit shqiptar kishin ardhur ta përjetonin edhe nga Shqipëria.
Megjithëse 28 nëntori nuk është festë në kalendarin zyrtar të Kosovës, me një vendim të Qeverisë kjo ditë është shpallur ditë pushimi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...