Për 28 Nëntor nderime edhe te kulla e Isa Boletinit [video]

28 Nëntor 2016 - 19:17      

Për nder të festës kombëtare, qindra qytetarë vizituan kullën e Boletinit, në veri të Mitrovicës.

Në këtë manifestim, një sërë figurash politike kanë vendosur lule te varri i heroit kombëtar, ndërsa u tha se Festës së flamurit i është shtuar një element i munguar qe 100 vjet.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, tha mes tjerash se shqiptarët sot janë të gjithë bashkë dhe të tillë do të mbeten përjetësisht.

Se ky nëntor është më ndryshe nga të tjerët, e thotë edhe nipi i heroit, Gazmend Boletini.

Isa Boletini është vrarë së bashku me tetë të tjerë më 1916 në Podgoricë derisa ishte i internuar në këtë shtet, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Vërtetësia e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, ishte konfirmuar nga analizat gjenetike-molekulare në Strazburg në vitin 2014.


Për 28 Nëntor nderime edhe te kulla e Isa... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...