Liderët dhe qytetarët nga i gjithë vendi për homazhe te familja Jashari [video]

28 Nëntor 2016 - 19:14      

Duke kujtuar dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e trojeve shqiptare, edhe për këtë 28 nëntor, Prekazi është mbushur plot me vizitorë.

Një numër i madh i qytetarëve, gjatë gjithë ditës, kanë bërë homazhe te kompleksi i varrezave në Prekaz, por edhe në shtëpinë muze të Jasharajve, raporton KTV.

Ata thonë se jo vetëm këtë ditë duhet kujtuar këtë familje, e cila u sakrifikua për lirinë e vendit tonë.

Pjesë e homazheve u bënë edhe liderët institucionalë, duke ua uruar të gjithëve festën e 28 Nëntorit.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në të njëjtën datë të vitit 1997, shënohet ngjarja tjetër historike për Kosovën, kur në fshatin Llaushë të Skenderajt, doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Një arsye më shumë për të festuar është edhe ditëlindja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka lindur më
28 Nëntor të vitit 1955.


Liderët dhe qytetarët nga i gjithë vendi për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...