Tahiri me Eichhorst dakordohen që zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit të bëhet sa më shpejt

28 Nëntor 2016 - 18:51      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në Bruksel ka zhvilluar takim me Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dhe bashkëpunëtorët e saj që janë ndërmjetës të dialogut të Brukselit mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Zyra për informim e Kryeministrisë thotë se në këtë takim u diskutua për rrjedhën dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti dhe ishte dakordim i përbashkët se të gjitha marrëveshjet që janë në pritje të zbatimit duhet të zbatohen në mënyrë efektive nga të gjitha palët.

“Po ashtu, u theksua që gjatë dy ditëve të takimeve trepalëshe që fillojnë nesër në Bruksel palët duhet të angazhohen me një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja Tahiri, sipas njoftimit, me këtë rast deklaroi se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre.

“Dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t'i vijnë vendit tonë nga kjo marrëveshje”, tha ajo në fund. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...